Bankat kanë parashikuar shtyrje të afatit për pagesat e kësteve.
Covid-19 ra si një ortek mbi ekonominë globale duke gjetur të papërgatitur bizneset dhe individët për likuiditet.

Në bazë të udhëzimit të bankës së Shqipërisë për shtyrjen me 3 muaj të pagesave të kësteve në bankat e nivelit të dytë, shumë qytetarë dhe biznese u janë drejtuar këtyre të fundit, për ristrukturimin e kredive.

Por vetë bankat, sugjerojnë shtyrje deri në 6 muaj të këtij afati në mënyrë që kur gjendja t’i rikthehet normalitetit bizneset dhe individët të kenë mundësi paguese.

Ministria e financave vendos shtyrjen e afatit për deklaratën e të ardhurave personale

Data 30 prill nuk do të jetë afati i fundit për deklarimin e detyrueshëm të të ardhurave personale. Këtë e ka konfirmuar për Monitor Ekonomi drejtoria e përgjithshme e tatimeve si një masë lehtësuese e marrë prej pandemisë nga ministria e financave. Për ata të cilët plotësojnë për herë të parë deklaratën e të ardhurave gjeni në video dhe një tutorial nga eksperti kontabël Artan Xhiani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb