Sektori i bujqësisë në Shqipëri zë 19% të prodhimt të brendshëm bruto, ndonëse prodhimi i produkteve nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit.

Ky vit për fermerët u konsiderua i pazakontë dhe rezultoi me humbje të mëdha. Mundi i tyre është kalbur në depo dhe një pjesë ka përfunduar i hedhur në rrugë, apo kanale Në Lushnje, fermerët thonë se, me çmimet aktuale që shesin produktet nëpër pikat e grumbullimit, janë të humbur.

Ekspertët e këtij sektori sygjerojnë prodhimin bujqësor të planifikuar dhe studim të tregut. Fermerët e Lushnjes kultivojnë kryesisht perime të destinuara për eksport. Përballë pamundësisë për mbijetesë, ashtu si produktet edhe ata do të largohen jashtë Shqipërisë.

Përballë nevojës dhe dëshirës, për të bërë një investim, shpesh herë është dera e një banke. Dilema qëndron se në cilën monedhë duhet ta kërkojmë këtë kredi, në raport me të ardhurat pesonale mujore. Kur jemi me te pambrojtur prej riskut?

Sipas konsulentëve bankarë alternativa më e mirë është marrja e kredisë në të njëjtën monedhë në të cilën individi ka edhe të ardhurat mujore personale.
Kredia në të dyja rastet ka risqet e veta, por më të ekspozuar jemi në rastin e kredisë në valutë të huaj kur të ardhurat janë në lekë, pasi atë që fitojmë nga interesi mund ta humbasim nga luhatjet e kursit të këmbimit. Një zhvlerësim i lekut do të rriste këstet mujore të individëve apo bizneseve.

Gjithsesi bankat hartojnë alternativën më të mirë për klientin. Normat e interesit aktualisht variojnë deri në 4%, ndërsa financimi shkon deri në 80% të vlerës së investimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb