As bujqësia nuk i shpëtoi goditjes së Covid-19.

Tonelata të kulturës së kastravecit, të destinuar për eksport, janë flakur në rrugë, pasi i kaloi koha e vjeljes. Për këtë shkak, fermerët janë në vështirësi ekonomike dhe rrezikojnë të mbjellat e dyta.
Ministria e bujqësisë thotë se për tre mujorin e parë 2020 ka patur rritje me 18% të volumit të eksporteve, por rënie me 3% nga ana monetare. Në një intervistë për Monitor Ekonomi, zv.ministri i bujqësisë z.Dhimitër Kote thotë se goditja ishte e madhe gjatë 14 ditëve të para të karantinës. Në varësi të ecurisë së epidemisë edhe bujqësia do të përfshihet në skemat ndihmëse nga qeveria.

Call center, fillojnë shkurtimet e para nga vendet e punës

Pandemia globale, bashkë me frenimin e ekonomisë, ka shtuar dhe frikën për ruajtjen e vendit të punës. Në sektorin call center, kanë filluar shkurtimet e para të burimeve njerëzore, për shkak të pamundësisë në dhënien e pagave.
Gjithsesi, ecuria e më tejshme e këtij sektori, varet nga zhvillimet në Italinë fqinje, aty ku është e përqëndruar edhe klientela kryesore e biznesit të call center.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb