TIRANË- Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka folur sonte për punën e bërë në rreth dy muaj nga ministrat e rinj, duke nisur nga institucioni që ajo drejton ende edhe pse PS ka fituar zgjedhjet e 25 qershorit.

Në studion e emisionit “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24, ministrja Karabina e ka quajtur marrëveshjen Rama-Basha historike. Ajo rrëfeu për vështirësitë e hasura në fillimi kur mori drejtimin e institucionit, ndërsa theksoi se me monitorimin e administratës publike u vendos një standard i ri.

“Marrëveshja ishte pozitive për shtensionimin të situatës dhe për të krijuar ura bashkëpunimi. Ne jemi miratuar, dekretuar me kushtetutë me të drejta të plota”, deklaroi ministrja e PD.

Sa ja dolët mbanë?
Ne jemi në proces. ne erdhëm si produkt i kësaj marrëveshjeje. ne morëm një detyrë të vështirë, sepse ishim ministra të një institucioni përkatës por edhe një procesi të ri, monitorimit të administratës. Detyra jonë ishte që ne të ruanim institucionet, administratën.

A e arritët dot këtë gjë? E mbrojtët dot administratën?
Në detyrën që ne morëm, ishte ruajtja e administratës. Unë them që ne ja dolëm në vendosjen e një modeli të ri, një standardi të ri. Kjo që ndodhi këtë herë ishte hera e parë që administrata ishte në punë. Administrata në MAS dhe në të gjitha institucionet vartëse.

Në rast se punonjësit nuk paraqiteshin a penalizoheshin?
Në muajin maj ka dalë një urdhër i kryeministrit që i parapriu një vendimi të këshillit të ministrave për përcaktimet ligjore për mospërfshirjen apo monitorimit të veprimtarisë në procesin zgjedhor dhe në funksion të forcave politike. Ka qenë shumë e vështirë. Në këtë përballje ne ishim model teknik. Ne materializuar një marrëveshje historike.

Ju si ministre teknike e MAS, çfarë masash morët për ata që e shkelën?
Në marrjen e detyrës ishte vetëm një urdhër i kryeministrit. Në gjithë vështirësitë që kam hasur jam përpjekur të kem takime me mësues e drejtues dhe ishte detyra ime të përcillja këtë frymë pozitive dhe të qartësoja punonjësit për situatën. Pas daljes së VKM pati në qartësi. Punonjësit tanë gjatë fushatës zgjedhore, në forma të ndryshme kishim denoncime. Në daljen e VKM, punonjësit u njohën me sanksione. Ata u ndërgjegjësuan. Këtë arritëm, modeli dhe standardi që ne sollëm. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur shkelje. Në bazë të denoncimeve, kemi bërë përcjelljen në prokurori. I jemi drejtuar punonjësve që kishim denoncime, i kemi bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë dhe në media, që të ishin të njohur me këtë fakt. Në rastet kur sjellja përsëritej, në bazë të përcaktimeve ligjore, i kemi kallëzuar penalisht.

Sa është numri i këtyre njerëzve?
Në fakt ne kemi rreth 10 raste të cilët janë drejtës të shkollave dhe zyrave arsimore që i kemi çuar për kallëzim. Masa disiplinore ndaj 3 drejtuesve të MAS me masë pezullimi. Drejtues i lartë është nëpunësi më i lartë i administratës, Plarent Ndreca. Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit dhe një nëpunës i nivelit të lartë, është drejtues i shërbimeve mbështetëse. Ne kemi qenë të kujdesshëm. Ne ndoqëm një hap paralajmërimi. Kemi qenë të kujdesshëm që të gjithë denoncimet t’i verifikonim. Flasim për drejtues të drejtorive arsimore në zona të vogla, që kanë influencë në zonat ku janë. Penalizimet kanë qenë brenda orarit të punës. Kemi informacione që ata pas orarit të punës kanë intimiduar punonjësit.

Pretendimi i opozitës se përfshirja e administratës në zgjedhje e deformoi rezultatin …Si e komentoni?
Unë nuk mund të them se sa është deformuar ky rezultat dhe nuk është pjesë e MAS. Ne kemi pjesën tonë. nëse unë pohoi dhe them se ne vendosëm një standard se institucionet në orarin zyrtar ishin në punë. Por kjo nuk do të thotë se s’ka pasur përdorim të administratës. Për aq raste sa marrim, mund të them se është përdorur administrata. Administrata në Ministrinë e Arsimit ka qenë penguese, e qëllimshme, apatike në moslejimin e monitorimit.

Si shpjegohet fakti që nuk është bërë mospërditësimi i faqes së MAS…
Kjo është një element pengues. Jemi duke bërë një raport të task-forcës për të gjithë problematikat që kanë ndodhur.

Ju keni kallëzuar drejtoreshën e IT në fushatë?
Përfshirja në fushatë nuk do të thotë që të marrësh pjesë në fushatë, por duke mospërdituesuar punën e ministres, apo ankesat dhe denoncimet. Ministrja e Arsimit nuk ka akses në faqen e MAS. Kemi kërkuar përgjigje, por çfarë përgjigje mund të ketë? Në momentin kur në faqe nuk jepet asnjë lloj aktiviteti. Aty janë ish-ministra dhe ish-këshilltarët. Ky është një lloj bashkëpunimi nga administrata e MAS. Por drejtoresha e IT thekson se leja duhet të jepej nga sekretari i përgjithshëm dhe siç dukej ai s’ja jepte lejen. Ministrja nuk ka akses as në kamera, as në servera dhe kjo më çon në dyshime se çfarë fshihet. Kam pasur nevojë të hap derën e IT, por dera është e mbyllur.

vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb