TIRANE- Kuvendi ka shpallur sot garën për anëtarin e 5-të të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Deri më tani për monitorimin e KLGJ, KLP dhe KED janë zgjedhur 4 anëtarë.

Anëtarët e Komisionit do të jenë juristë që zgjidhen nga Kuvendi. Ndërkohë janë përcaktuar edhe kriteret për të konkurruar për anëtarë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumenteve është deri më 15 tetor.

PROCEDURA
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenin 288 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe në Vendimin Nr. 74, datë 31.05.2018, “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka zgjedhur me Vendimin nr.97, datë 20.9.2018, katër anëtarë të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016.

Meqenëse nuk është plotësuar numri i anëtarëve të Komisionit të Pavarur, Komisioni për Çështjet Ligjore, në datën 24.9.2018, ka marrë vendimin për hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant për anëtar të Komisionit të Pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016.

Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, profesionistë në fushën e të drejtës, që zgjidhen nga Kuvendi, dhe ka objekt të veprimtarisë së tij monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

1.Anëtar i Komisionit të Pavarur mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

dh) të mos jetë larguar nga detyra e gjyqtarit apo prokurorit, me dorëheqje, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion si jurist, gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, apo jurist në nivele drejtuese në administratën publike;

b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

a) vjetërsisë në profesion;

b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës;

c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e së drejtës;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

-Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar;

-Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);

-Kopje të kartës së identitetit;

– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të parashikuara në pikën VI të vendimit të Kuvendit nr.74/2018, “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruarsipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit tëpersonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari ivetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përparaemërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore tënenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet eIsh-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”. Formulari gjendetbashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 15 tetor 2018 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:
Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruarsipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit tëpersonave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përparaemërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore tënenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet eIsh-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë”.

-Vendim Nr.74 datë 31.05.2018

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: