Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Rama, se vendi i tij do të jetë në burg.

“Ky armik i lirisë, i votës suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, asgjë. Është vërsulur me makinerinë e narkoshtetit që të rrëmbeje shqiptarëve votën, dinjitetin. Rama është armiku më i egerr i lirive tona. Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtershëshme. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë, është i pashpresë, që humb besimin, që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e tij, e të parëve, e prindërve të tij, s’do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot, gjendja e saj. Ky është njëri aspekt. Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plot. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë!”,. tha Berisha.

“Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye:
Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata.
Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë.
U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi.
Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.
Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite.
Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet.”, shtoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: