MONTE CARLO – Në Festivalin e Komedisë në Monte Karlo është nderuar me çmim, edhe një artiste shqiptare: E mirënjohura Yllka Mujo.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Në “Festival de la Comedie”, krah artistëve të mirënjohur në skenat botërore, Giancarlo Giannini, Franco Nero, Robert Hossein, Philippe Leroy, Maria Grazia Cucinotta, Peter Bogdanovich etj., merr Çmimin për Karrierën, aktorja jonë e mirënjohur dhe e dashur, Yllka Mujo! Arti hap më shpejt, skenat dhe dritaret për të folur e paraqitur Shqipërinë në mënyrë dinjitoze,” nënvizon Kumbaro.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: