Pamjet që shihni vijnë nga një prej godinave të maternitetit Mbretëresha Geraldinë në kryeqytet, e cila është hedhur përtokë. Godina trekatëshe e maternitetit, monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë së dytë, tashmë është shembur plotësisht.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga puna në kantierin e ndërtimit.

Kujtojmë se kundër shembjes së kësaj ndërtese është ngritur shoqata e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, presidenti Ilir Meta, por edhe opozita.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb