TIRANE- Grabitja e pllakave të bronxit nga Monumenti i Pavarësisë në sheshin “Rinia” në Tiranë u bë në objekt debati dhe akuzash mes nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Veliajt, ishte përgjegjësi e Bashkisë ruajtja dhe mirëmbajtja e tij, ndërkohë që sipas Bozdos kjo ishte përgjegjësi e ministrisë së Kulturës dhe asaj të brendshme.

Por krahas debatit, një lajm i mirë vjen sot, kur të paktën 4 pllaka bronxi, të grabitura më herët nga ky monument janë dorëzuar pranë policisë bashkiake.

Ndërkohë nga ana e tij, Veliaj i tregoi ligjin kujtdo që guxon të dëmtojë monumentet. “Fillon puna për restaurimin e monumenteve të Tiranës për festat e Nëntorit. Kush guxon të përdorë grafitin, të heqë një tullë, të kryejë nevojat personale poshtë urës apo të dëmtojë veprat e artit dhe monumentet historike në qytet, do të ndiqet penalisht”,- ka thënë ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: