Pier Silvio Berlusconi, djali i bosit të Monza-s, bën tifozët të ëndërrojnë, teksa i ka vënë syrin Mauro Icardit, duke e konsideruar sulmuesin argjentinas si dhuratën më të bukur për këtë ngjitje në Serie A.

Në letër duket një ide të çmendur, është e vështirë të mendosh që Icardi të largohet nga PSG për të vijuar karrierën e tij me një ekip si Monza. Sigurisht që në Paris nuk ka qenë dhe nuk pritet të jetë në qendër të projektit, edhe drejtuesit e klubit francez nuk do të ishin kundër shitjes së tij, në këtë rast, kur bëhet fjalë për Monza-n, mund ta lënë edhe në formë huazimi:

Icardi
Icardi

“Do të ishte një mundësi e shkëlqyer ta kishim te Monza”, u shpreh Pier Silvio duke shtuar: “Imagjinoi se çfarë historie do të ishte nëse do të shënonte kundër Inter, po ju lutem mos më ngacmoni më shumë me këtë temë, kam shumë besim te Galliani”, theksoi Pier Silvio Berlusconi.

Në fakt familja Ikardi ka pasur gjithnjë një lidhje të ngushtë me Mediaset teksa Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit ka qenë gjithnjë protagoniste, e ftuar nderi, në emisionet të ndryshme të Mediaset si Tiki Taka apo Grande Fratello Vip.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: