Monza u ngjit në Serie A para pak javësh, duke shkruar kështu historinë. Menjëherë pas festës, klubi nuk ka qëndruar duarkryq, por ka filluar nga puna për të siguruar elementë të rëndësishëm.

Edhe pse ekip modest, deri më tani Monza mbetet tejet aktive. Deri më tani, skuadra që ka pronar Silvio Berlusconin ka firmosur me Cragno, Carboni, Ranoçhia dhe Sensi.

Sipas medieve italiane, është gjithçka e kryer për Matteo Pessinën. Mesfushori i Italisë dhe i Atalantës do të vijë në formë huazimi, me detyrim blerje për 15 milionë euro.

Ku
Ku

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: