Propozimet e Donald Trump mund të fusin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krizë ekonomike. Ky është përfundimi i agjencisë Moody’s Analytics.

Sipas analizës së publikuar nga Moody’s, receta ekonomike e Donald Trump përkthehet në më pak vende pune dhe rritje të papunësisë. Sipas Moody’s Analytics nëse Trump do të arrinte të implementonte paketën e tij ekonomike, në fund të mandatit të tij të parë SHBA do të kishte 3.5 milionë vende pune më pak, ose rritje me 7% të papunësisë.

Planet e Donald Trump sipas Moody’s Analytics zvogëlojnë perspektivat e rritjes ekonomike të SHBA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb