Kengetari kosovar, Muhamet Sejdiu është nder personat e pare qe rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, por sot ai e ka mposhtuar kete virus.

Në bazë të testeve, tashme Sejdiu bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë, që do të thotë se janë shëruar nga coronavirusi.

Mbrembejn e djeshme, Sejdiu tha per RTV Dukagjini, se sot në ora 11:00 do të dilte nga Klinika Infektive.

Sejdiu thotë se dy ditë i ka pasur më të vështira ndërsa tjerat i ka kaluar më lehtë.

“Kisha lodhje shumë dhe probleme me frymëmarrje. Kam marrë edhe oksigjen por jo për shumë kohë”.

Mes te tjerash ai tha se dy dite ka qene ne gjendje me te renduar. “Bashkëshortja ime ka qenë pak e prekur dhe ka mundur të lirohet më herët, por ka qëndruar bashkë me mua”, tha ai
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: