Tragjike ngjarja e raportuar në Greqi.

Një 55-vjeçar ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pas një debati që kishin me njëri-tjetrin.

Autori ka dëshmuar në polici se kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia pasi kishin debate të shumta mes tij dhe bashkëshortes, por së fundmi ishte rikthyer për një përpjekje paqeje mes tyre.

Ai ka treguar se pasi është rikthyer në shtëpi gjithçka ka shkuar keq sërish ku gjendja kishte shkuar deri në atë pikë herën e fundit sa 55-vjeçari e ka vrarë me thikë të shoqen.

Pasi ka kryer krimin ai ka telefonuar të birin dhe i ka thënë të shkojë në shtëpi e të shohë pasi është zënë keq me nënën e tij. Pasi 24-vjeçari mbërriti në shtëpi, gjeti nënën e tij ta masakruar e të mbuluar me gjak.

Unë dhe Katerina po ziheshim. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të rregullohemi sërish. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, u ktheva në shtëpi. Ne u grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava.” , ishin fjalët e para të kuzhinierit 55-vjeçar.

32

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb