Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, është zotuar të vazhdojë luftën e tij politike për sa kohë që është gjallë dhe deklaroi se Meksika i kishte shpëtuar jetën duke i ofruar azil politik.

“Për sa kohë që unë jam gjallë, ne do të vazhdojmë të bëjmë politikë. Për sa kohë që unë jam gjallë, lufta do të vazhdojë”, theksoi Morales në aeroportin e kryeqytetit të Meksikës.

Ish-presidenti akuzoi opozitën se e kishte hequr nga posti përmes një grushti shteti pasi ai triumfoi në zgjedhjet e 20 tetorit.

“Presidenti i Meksikës… më shpëtoi jetën”, deklaroi ai.

“Do të ketë paqe vetëm kur të ketë drejtësi sociale”, shtoi Morales.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb