Në momentin më të vështirë për Juve, ku duhet të bënte pa C.Ronaldo dhe me një Dybala jo në formën e tij më të mirë, ai që udhëheq “Zonjën e Vjetër” në këtë debutim në Champions League është Alvaro Morata. Spanjolli bën liderin në sulm, shfrytëzon çdo top që i vjen në zonë dhe pas një pjese të parë të mbyllur me shifra të pa prekura, Morata kaloi Juven në avantazh në minutën e 46-të. Andre Pirlo u përpoq të freskojë ekipin me disa zëvendësime por sërish ishte spanjolli i cili në minutën e 84-të me kokë hipotekoi fitoren e pastër 0-2 në transfertë përballë Dinamo Kiev. Ky ishte një tjetër sinjal i qartë nga Morata, në Torino kërkon sërish të ketë një rol si protagonist dhe tashmë është në dorën e Pirlos ti krijoj hapësirat e duhura.

Pirlo
Pirlo

E rëndësishme për trajnerin e “Zonjës së Vjetër” në këtë transfertë ishin pikët e plota dhe fakti që ekipi ishte në ekuilibër: “Pak nga pak po arrijmë të gjejmë ekuilibrin e duhur. Ishte shumë e rëndësishme të arrinim fitoren në këtë sfidë, shpërdoruam disa raste në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishim më të qartë përpara portës. Të mos harrojmë që në këtë sfidë duhet të bënim llogaritë pa Ronaldon dhe me një Dybala që nuk është ende në formën e tij më të mirë, u shpreh Andrea Pirlo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: