Pasi morën një “Jo” nga Juve, agjenti i Morata u përpoq të binde Atletico Madrid të linte të lirë sulmuesin spanjoll, i cili dëshiron të transferohet tek Barcelona, por edhe në këtë pikë kanë marrë sërish një “Jo” të prerë pasi madrilenët nuk dëshirojnë të përforcojnë një rival direkt në La Liga.

Morata
Morata

Në këto kushte, sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka vendosur në majën e listës Pierre-Emerick Aubameyan, sulmuesin e Arsenal. Aubameyang nuk po gjen hapësira tek “topçinjtë”, për këtë arsye dëshiron të largohet, për më tepër që ideja se mund të transferohet tek Barcelona e josh shumë.

Problemi edhe në këtë rast për Barcelonën mbetet i njëjtë, përpara se të lëvizin në merkato në hyrje, blugranët janë të detyruar të shesin. Dembele është nxjerr jashtë projektit të Xavi por sulmuesin francez nuk pranon të largohet, në janar as që bëhet fjalë, por së fundmi ka shprehur dëshirën e tij për të rinovuar kontratën aktuale që i skadon në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb