Alvaro Morata dhe Juventusi kanë mbetur ende shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Sulmuesi spanjoll, i cili dy vite më parë u rikthye te Reali, falë klauzolës së riblerjes, me shpresën se do të qëndronte gjatë në Madrid, e pa veten në verë te Çelsi.

Aventura në Premier Ligë, edhe pse vazhdon të flasë sërish në gjuhën e golave për të, mund të ketë një fund të shpejtë, të paktën duke u nisur nga gjesti i vetë lojtarit. Morata, i cili pret të bëhet baba i dy binjakëve, me të fejuarën e tij italiane, mund të vendosë të kthehet në Serisë A, duke qenë se pyetjes së një sondazhi në “Instagram”, të një klubi fansash bardhezi, të cilët kërkonin “nëse do ta dëshironin një rikthim të Alvaro Moratës në Torino”, vetë sulmuesi i Çelsit ka klikuar në ikonën “po”… Pa dyshim që diçka e tillë ka bërë të lumtur shumë juventinë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/morata-rikthim-tek-juventusi-vete-sulmuesi-e-konfirmon-me-nje-po/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: