Zhurma dhe debati që pushtoi pas ndeshjen Juventus-Fiorentina, dukejt se ishte shuar, por për ta gërricur sërish argumentin ndërhyri ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, që ka shigjetuar sërish bardhezinjtë duke rikthyer në kujtesë Calciopolin.

“Shfryrja e Komisos? Kundër nesh në të shkuarën ka pasur diçka tjetër, kjo që po flasim është më e lehtë. Mendoj se vjen për shkak të faktit që ai ka ardhur nga jashtë Italisë duke hedhur shumë para dhe është përballur me gjëra të çuditshme, por shumë më pak të çuditshme sesa na kanë ndodhur neve”.

Ai ka folur dhe për derbin e së dielës, duke pohuar se sheh skuadrën e Kontes favorite, por ka pranuar se e sheh prezencën e Zllatan Ibrahimoviçit si kërcënimin kryesor për skuadrën e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb