“Asgjë nuk do të jetë më si më parë,” mendon Masimo Morati. “Këmbëngulet për normalitetin, për faktin se duhet mbyllur sezoni në një normalitet që nuk është më. Duhet ta ngulisim në kokë që mbase çdo gjë ka ndryshuar. Duhet të kemi rregulla të reja, nuk mund të ecet më me të vjetrat. Duhet të kemi fantazinë dhe kurajon për të caktuar rregulla të reja”. Ish-presidenti i Interit ka folur sesi do të jetë sipas tij futbolli pas koronavirusit, në një prononcim për “Anch’io Sport” në “Radio Uno”.

Ai thekson se ky sezonon duhet përfunduar. “Pyes veten sesa e detyrueshme është që të llogarisim këtë kampionat. Janë bërë sforco, e kuptoj, por për ta mbyllur këtë sezon tashmë duhen bërë sakrifica dhe të llogaritet rreziku. Po të mos e përfundosh, nga ana tjetër, do të ishte një problem i madh për të gjetur formulën e duhur dhe çdo klub do të këmbëngulte për interesat e tij”.

Morati e ka të natyrshme të flasë diçka dhe për Interin e tij dhe më konkretisht për obsesionin që quhet Leo Mesi. “Besoj se nuk është një ëndërr e ndaluar. Nuk ishte as përpara kësaj fatkeqësie dhe mendoj se me një sforco të pronarëve, ai mund të vijë tek Interi. Por më parë duhet të shohim sesi do të marrë kjo punë, për mirë a për keq. Për këtë duhet pritur fundi i sezonit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb