“Mbrëmje e mrekullueshme, ndeshja perfekte. Ishte mirë Milani në pjesën e parë, mirë Interi në të dytën. Një nga derbet më të bukur në histori”. Nëse e thotë ai, sigurisht nga pikëpamja zikaltër, atëherë është për t’i besuar, sepse ndeshje derbi ka parë dhe jetuar pafund.

Ajo e djeshmja për Masimo Moratin do të mbetet përgjithmonë në histori dhe sidomos në mendjet dhe zemrat e interistëve për bukurinë dhe intesitetin e emocioneve.

“Në 45 minutat e para ishte vetëm Milani në fushë, më pas Konte bëri atë që duhej në pushim. Kjo sepse skuadra ka brenda elementët e duhur për të reaguar,” theksoi ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: