“A është ky viti i duhur për titullin kampion? Duhet që të kemi më shumë fat. Ekipi është, edhe trajneri. Pres një fazë të dytë plot emocione duke ëndërruar finalen e madhe që të gjithë tifozët zikaltër presin”.

Fjalë të ish-padronit të Interit, Masimo Morati, që më pas lavdëron Konten. “është vërtet i zoti. Di të vlerësojë lojtarët dhe punon me zemër dhe shpirt, pavërësisht kompetencave të mëdha që ka”, theksoi ai për mikrofonin e “Il giorno”.

Pastaj dy fjalë për vendimin e kryebashkiakut të Milanos, Bepe Salas që do ta kthejë stadiumin “San Siro” në një zonë “smoke-free”. “Për Interin jam i gatshëm ta bëj këtë sakrificë. Jam i gatshëm të lë cigaret e mia vetëm të fitojë sa më shumë ekipi”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb