Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ka folur për moratoriumin e gjuetisë të miratuar nga qeveria në Kuvend, i ka kërkuar shtetit të reagojë për atë që e konsideroi si “gjuetia e njerëzve”, duke iu referuar rastit të masakrës së Fushë-Krujës.

FJALA E SALIANJIT:

Mund të dukemi edhe të lajthitur kur flasim për gjuetinë e kafshëve kur gjuetia e njerëzve është kthyer në temëq kryesor në kuvend. Njerëz që gjuhen si të jenë kafshë anekënd Shqipërisë. Do t’ju lutesha ndërkohë që vazhdon kori i shkollës mbrapa që të përmbledhin arrogancën ndaj qytetarëve në këtë vend. Që të flitet me prepotencën kur deputetja parafolëse foli me argumente konkrete, sikur këta janë nënat dhe baballarët e kombit, sikur gjithçka dhe të gjithë që thonë ndonjë kundër qeverisë janë njerëz me cene në personalitet dhe profesion ndërsa këta të shkëlqyerit e dynjasë janë aty. Nuk do të çohesha pas një debati të gjatë në Kuvend nëse para zgjedhjeve nuk do takoja moratoriumin e gjuetisë të vendosur nga qeveria.

Një moratorium që u vendos nga shqetësimet e qeverisë për të mos shkelur parcelat me kanabis në të gjithë Shqipërinë. Shoqatat e Gjuetisë duna që të mos jetë monopol. Por sot u vendos që të jetë monopol i qeveritarëve. E dinë të gjithë që gjuetia vazhdon për ata që kanë pushtet në këtë vend dhe dyfeku kërcet kudo. Por ndalohet për ata që e kanë pasion. Ç’është kjo preje me thikë që po vendosim edhe këtë edhe atë, që kudo ka në treg kafshë të egra. Ka në çdo cep të territorit. Shikoni gjuetarë edhe të vendeve fqinje që vijnë e gjuajnë në Shqipëri e s’ka asnjë problem për ta. Pse është kaq problem për njerëz që e kanë pasion.

Kur diskutojmë për këtë moratorium në rrugën  kryesore të Veriut duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve për ngjarjen, vriten tre të rinj.  Dua dhe nuk dua ti hyj problemeve që kanë me ligjin, por i atribuohet politikave që ka marrë qeveria, që i tregon kanabisin si alternativë pasurimi të shepjtë. Territorin e kanë bandat në ato zona. Drejtorët siç u faktua në Vlorë i vendosin bandat. Dhe qeveria nuk jep asnjë mesazh për të gjithë ata të tjerët që përgatiten për gjuetinë. Ç’është ky shtet mo që nuk i gjen këta banditë, por i gjen krimi. Ka korrupsion apo i jep dorën ndaj nuk i gjen.

Si ka mundësi që të gjithë emrat që bëjnë krim në Shqipëri janë të përfshirë në veprimtari kriminale si blerje votash, intimidim të votuesve. Çdo person që del në kronikën e zezë të Shqipërisë janë njerëz që kanë punuar me qeverinë, që i vënë çmim kujtdo. Edhe këtu edhe jashtë siç ndodhi vrasja e Fushë-Krujës i vënë çmim cilindo. Të bëhemi bashkë dhe të ndalojmë gjuetinë e njerëzve, duke çliruar mijëra punonjës të policisë së shteti që e bëjnë punën me nder, që janë nën kërcënimin e bandave kriminale që ulen, hanë dhe pinë me drejtues të Partisë Socialiste dhe vendosin edhe administratën. Pyet njeri nga këta që vrasin njerëz për moratoriumin e qeverisë që ndalon të vrasin zogj. Policia nuk zbardh as krimet pasi ndodhin, por si agjenci funeralesh thotë u dogj makina aty dhe u vra ky filani aty.

Edhe çelja e negociatave duhet thënë se është për shkak të qëndrimit politik dhe duhet përshëndetur edhe deklarata e shtysa e fortë e SHBA dhe BE para nisjes së negociatave. Por të ishte për Shqipërinë dhe kushtet e Shqipërisë do të plasnin fishekzjarrët përditë këtu, por as negociata nuk do kishte as ndonjë e mirë për qytetarët nuk do të ndodhte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb