Nga: MARIGLEN MERTIRI*

TIRANE- Përfaqësues të Federatës Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim u takuan sot me Zv/Ministrin e Mjedisit, zotin Kledi Xhaxhiu. Ky takim dhe bashkëpunim ishte një premtim që përfaqësues të kësaj ministrie dhanë për përfqësuesit e Fedratës së gjuetarëve pak javë më parë gjatë debatit në emisionit “Njerëz në Fokus”.

Përveç pikës së parë që është e panegociushme për gjuetarët, shtyrja e moratoriumit të gjuetisë, për shumë gjëra ata kanë gjetur dakordësi. Ja disa prej pikave që negociatat kanë qenë frytëdhënëse: 1.Shoqatat të marrin në perdorim zonat e gjuetisë. 2.Kualifikimin testimin dhe certifikimin e gjuetarëve ta bëjnë shoqatat e gjuetarëve. 3.Numuri i gjuetarëve që do të ushtrojne aktivitetin e gjuetisë në një sezon të jetë në përputhje me sipërfaqen e zonave të gjuetisë. 4.Tarifat e vjeljes së gjahut të jenë në përqasje të vendeve të rajonit. 5.Gjuetia të ushtrohet vetëm dy ditë në javë, të shtunë e të dielë dhe ditët e festave zyrtare. 6.Shoqatat e gjuetareve me asistencën e Federatës të bëjnë inventarizimin e faunës së egër objekt gjuetie. 7.Federata me asistencën e ndërkombetarëve të hartojë një ligj të ri gjuetie ku shoqatat dhe Federata me ligj të marrin detyra e pergjegjësi në zhvillimin dhe menaxhimin e faunës së eger. 8.Kundravajtjet në gjueti të konsiderohen vepër penale. Gjuetarët shprehën bindjen se këto dhe të tjera pika besojnë dhe shpresojnë se do të bëhen realitet. Sipas tyre vullneti i përbashkët nuk mungon.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: