Roberto Mancini është simboli i kësaj Italie, fine, me klas dhe e bukur për tu parë. Tekniku “azzurr” do të kujtohet gjatë për atë që solli këtë “Euro2020”, një Itali shumë ndryshe por sërish fituese. Massimo Moratti, ish presidenti i Inter, duke folur për suksesin e tyre e Italisë u ndal fillimisht tek Mancini: “U tregua i zoti, nuk u kursye kurrë, mbi të gjitha këto muaj. I dha të gjithëve forcë për të luftuar për diçka të pabesueshme, vendosi skuadrën në kushtet e duhura për të arritur një objektiv që duhej i pamundur, një objektiv që askush nuk e merrte aq seriozisht. Mancini nuk vendosi limite por bindi të gjithë grupin dhe krijojë një frymë shumë të mirë rreth kombëtares me mendime pozitive”, u shpreh Moratti.

Italy Europa League Match Internazionale Vs Hapoel Beer Sheva Massimo Moratti Former President Of
Italy Europa League Match Internazionale Vs Hapoel Beer Sheva Massimo Moratti Former President Of

Ajo që Italia arriti në këtë evropian ka prekur dhe një emër të madh si Fabio Capello: “Kjo Itali e madhe më bëri të qaj por është vetëm hapi i parë, ky grup është shumë i fortë, ka një trajner që në pak kohë ndërtoi një skuadër të vërtetë, shpesh është dhe e vështirë për ta besuar se është Italia kur e sheh duke luajtur. Botërori në Doha është vetëm pas një viti”, u shpreh Capello.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb