Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti është i kënaqur me ecurinë e këtij viti të zikaltërve në kampionatin italian, por shton se është i shqetësuar edhe nga ringritja e Juventusit.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën si po shkojnë gjërat. Interi po tregohet një skuadër solide dhe e meriton vendin e parë. Ka treguar vazhdimësi në rezultate dhe ka bërë një lojë shumë praktike”.

“A më shqetëson rikthimi i Juventusit? Po, pa dyshim. Po ecën mirë dhe për momentin më duket kundërshtari më i fortë”, tha Moratti. Në lidhje me kritikat ndaj lojës së Interit, Moratti shprehet “Mendoj se janë të ekzagjeruar, por besoj se i kanë shërbyer ekipit për t’u përmirësuar. Mancini është i zoti, ka pasur durim dhe e ka ndërtuar mirë këtë skuadër”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: