Presidenti legjendar i  Interit, Massimo Moratti ka dhënë mendimin e tij për zikaltërit, për Zhang, por edhe për një rikthim të mundshëm të Contes në pankinën e ekipit nga Milano.

Cilët protagonistë të tripletës historike do të riktheje sot tek Interi?

Të gjithë.

Situatën aktuale të korporatës si e shikoni? A mendoni se i ka mbajtur premtimet Zhang në lidhje me Interin?

Situata pasqyron situatën ekonomike ndërkombëtare, e cila i vendos klubet e futbollit të këtij niveli në një pozicion për t’u zotëruar nga industri shumë të rëndësishme ose fonde shumë të mëdha. Nuk ka gjasa që një familje në Evropë apo Itali të mund të zotërojë klube si Milani, Interi apo Juve. Zhang investoi shumë para tek Interi dhe fitoi një titull e disa trofe. Do të mendoja për këtë para se ta gjykoja keq.

A mendoni se Conte mund të kthehet në pankinën zikaltër?

Nuk kam folur me Marotta, prandaj nuk e di. A do ta merrja mbrapsht? Me pak fjalë, nëse duhet të fitosh një kampionat, Conte është më i përshtatshmi.

A keni ndonjë lajm për stadiumin e ri?

Ende jo.

Çfarë mendoni për Reteguin?

Ah, ai qendërsulmuesi? Djaloshi i ri i kombëtares? Më kujton Virgili si lojtar, ishte te Fiorentina, e bëri të fitonte kampionatet. Shumë i fortë në zonë, por ka nevojë për krahë shumë të fortë që t’i shfrytëzosh aftësitë e tij.

Topi në dorën e Rabiot kundër Interit…

Në këto lojëra ka gjithmonë polemika; diçka serioze, por jo skandaloze me pak fjalë. VAR-i i ndan ndjenjat përgjysmë gjatë ndeshjeve, por ne po mësohemi me të dhe është i dobishëm.

A mund ta ktheni Pro Sesto në Serie A, pas asaj që bëri Berlusconi me Monza?

Pse pikërisht Pro Sesto? Jo, nuk e kam menduar (qesh).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: