Pavarësisht se kush do të vijë në krye të Interit, Massimo Morati do të vazhdojë të jetë president i “pëhershëm” i klubit zikaltër. Kjo për arsyen se italiani gëzon një rrespekt maksimal nga tifozëria dhe kjo jo pa arsye.

Që kur ai ishte në krye të klubit e deri në ditët e sotme në shtëpin zikaltër ka vetëm një dëshirë. Edhe pse pothuajse e pa realizueshme, Messi mbetet ëndrra e disa prej drejtuesve Interist.

I pyetur për këtë çështje nga “Ansa”, Moratti është përgjigjur: “Kush nuk e dëshiron Messin, por ai është thjesht i pamundur. Gjithsesi kurrë mos thuaj kurrë”, tha ish-numri 1 i zikaltëve.

Pavarësisht se nuk është Messi, në merkaton e janarit pritet që Suning, kompania që zotëron shumicën e aksioneve të Interit, të afrojë në klubin zikaltër një goditje të madhe.

Këtë spekullim e përforcon pikërisht Moratti. Mbas një takimi me zëvendës presidentin e Interit, Steven Zhang, djali i pronarit të Suning, Massimo u shpreh: “Merkato zikaltër nuk është e mbyllur. Në “Guizzepe Meazza” do të vijë një lojtar i madh, për këtë po punon fuqishëm Suning”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb