Renditja e Shqipërisë në vendin e 7-të në listën e shteteve prodhuese të kanabisit në raportin ndërkombëtar për drogat gjatë viteve 2016-2020, ka bërë që të reagojnë shumë prej zërave të opozitës.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e konsideron këtë një arritje të qeverisë së orientuar drejt veprimtarisë kriminale, duke theksuar se Shqipëria sapo ka marrë një “medalje të zezë”.

POSTIMI I SULËS:

Rekordi i ZI, Shqipëria e 7 në botë për prodhimin e drogës!

Shqipëria renditet e 7 në botë për prodhimin e kanabisit. Ndonëse në Shqipëri hashashi është i jashtëligjshëm, vendi ynë garon me vendet si Holanda që e ka legalizuar mariuanën për sasinë që prodhojnë trafikantët shqiptarë me imunitet.

Besoj se i mbani mend konferencat e Ministrave të Brendshëm të Shqipërisë të cilët pas periudhës “Tahiri” propagandonin se është minimizuar sipërfaqja e mbiellë me kanabis. Ndërkohë Raporti Botëror për Periudhën 2016-2020 i jep Shqipërisë Medalien e zezë si vendi i 7 në Botë për sasinë e Kanabisit që prodhon. Imagjinoni po të ishte shqipëria me sipërfaqe gjeografike sa Holanda. Do ishim jo vetëm të parët por me diferencë të pakonkurueshme

Këtu do të jemi dhe në Raportin tjetër Shqipërinë do e shohim në top 10 shtetet me intensitetin më të lartë të trafikut të dograve të forta.

Sinjalet janë dhënë: arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku me 20 kg kokainë. Disa ditë më pas me dyfishin e sasisë u arrestua një tjetër njeri i afërt me pushtetin me kokainë të fshehur te mishi. Kjo tregon se pushtetarët kanë marrë vet në dispozicion trafikun e drograve të rënda.

Është trafiku i hashashit e kokainës që ia vështirësojnë gjithnjë e më shumë qytetarëve të ndershëm. Një punonjës i ndershëm me rrogë nuk mund të blejë sot një shtëpi për të krijuar familje sepse paratë e pista e rrisin çmimin e tregut. Një punonjës i ndershëm në Shqipëri nuk shkon dot për pushime në jug sepse çunat problematik (miq të mazhorncës) vijnë e pastrojnë paratë.

Të gjitha këto të planifikuara nga qeveria po detyrojnë trurin, të ardhmen e këtij vendi të largohen nga Shqipëria, dhe kjo është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të mënjëhershme. Duhet konsideruar mision për të ardhmen e vendit.

Në fakt drejtësia e re i ka dhënë sinjalet për ta kthyer Shqipërinë në shinat e legjitimitetit, por duhet ende shumë, shumë punë. Une si ish-koleg i tyre i inkurajoj të punojnë pa iu dridhur qerpiku. Inkurajoj gjithashtu edhe Drejtorin e Policisë Gledis Nano i cili po ashtu ka nisur ti rikthej fytyrën Policisë së Shtetit. Profesionalizmi i tyre, kredibiliteti i tyre dhe vendosmëria e tyre do konsiderohet akt heroik nëse e largon Shqipërinë nga këto rekorde të zeza që e ka çuar politika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb