Rusët kanë rimarrë sërish kontrollin e qytetit të madh ukrainas, Kherson.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i qytetit, Ihor Kolykhayeb, i cili ka thënë se ushtria kundërshtare ka marrë kontrollin e ndërtesës së këshillit.

Edhe pse Kherson ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i marsit, këshilli i qytetit kishte funksionuar ende nën kontrollin ukrainas.
Kolykhayev tha se ushtria ruse mori çelësat e ndërtesës dhe shkëmbyen rojet e sigurisë me rojet e tyre.

Ai tha se u largua nga ndërtesa në orën 19:45 me orën lokale.

Pravda, një media ukrainase e lajmeve, raportoi se nga 26 prilli, këshilli i qytetit Kherson nuk do të funksiononte.

Ai shtoi se kryetarit të bashkisë dhe punonjësve të këshillit të qytetit iu dha shansi të shkonin në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: