BERAT- Dalin pa lejen e prindërve për gjah në pyll, adoleshentët plagosin aksidentalisht një 64-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të pyllit të fshatit Drobonik në Berat. I plagosur me çifte ka mbetur Rahman Gërxhi, 64-vjeç, i cili është qëlluar teksa po kujdesej për të mbjellat në tokat e tij. Policia ka shoqëruar dy minorenët, përkatësisht 13 dhe 17 vjeç.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Sipas dëshmisë tyre në polici, adoleshentët kanë goditur 64-vjeçarin pasi nuk e kanë parë mirë dhe kanë menduar se po qëllonin një derr të egër në pyll.

64-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: