Një tjetër ngarkesë droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Një automjet është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Igumenicë, si pasojë e një operacioni nga policia greke.

Brenda në mjet ishin dy shtetase greke, të cilat kishin marre dy çanta dhe dy valixhe në kufi nga shtetas shqiptarë. Brenda tyre janë gjetur dhe sekuestruar 37 pako me 40 kg 464 gram marijuanë. Një prej femrave të arrestuara i është gjetur dhe një sasi e vogël heroine.

Dy femrat e kane marre mjetin me qera në Athinë dhe dje pasdite kanë ardhur në kufirin greko-shqiptar ku janë ngarkuar me sasinë e drogës.

Janë sekuestruar dhe 220 euro, ndërkohë që vlera e drogës shkonte në rreth 101 mije euro.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 5 raste të trafikut të drogës nga Saranda në Igumenicë dhe ka sekuestruar 276 kg 264 gram marijuanë, e cila nëse do të shitej në Greqi, do të arrinte një vlerë totale rreth 690 mije euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb