TIRANE-Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar 6 përgjegjës të Zyrave Arsimore në disa qarqe, si dhe 4 drejtorë shkollash, për përfshirje në fushatë, duke shkelur ligjin elektoral.

NJOFTIMI I MAS
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.

Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjësen e Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.

Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, si më poshtë vijon:
1.Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë
2.Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë
3.Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has
4.Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë
5.Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin
6.Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh
7.Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
8.Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
9.Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
10.Drejtor i Shkollës së Mesme, Gramsh
Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb