Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti. Ky i fundit theksoi se bëhet fjalë për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (Babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit të prekur në këtë qytet me COVID-19.

Mehmeti pohon se personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një ambient të mbyllur.

Dje u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në 11 numrin e të prekurve me këtë virus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb