XHAKARTA- Policia e Indonezisë ka arrestuar 141 persona pasi kanë marrë pjesë në një festë homoseksualësh në Xhakarta në orët e vona të së dielës. Policia ka bërë të ditur se mes të arrestuarve është një shtetas nga Britania dhe një nga Singapori, të cilët ishin pjesë e kësaj feste.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Indonezia ka pasur sjellje diskriminuese në rritje ndaj komunitetit LGBT. Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Indonezi, përveç provincës konservatore Akeh.
Megjithatë sipas policisë, disa prej të arrestuarve mund të dënohen në bazë të ligjit kundër pornografisë, për shkak të “veprimeve ngacmuese” në vendin e ngjarjes.

Javën e kaluar, dy djem u rrahën me kamxhik në publik në provincën Akeh pas zbulimit të orientimit të tyre seksual duke shënuar dënimin e parë të këtij lloj që kur u vendosën ligje të forta kundër homoseksualitetit në vitin 2014.

Më herët gjatë këtij muaji, policia e Indonezisë arrestoi 14 persona pasi organizuan një festë me homoseksualë, dhe rrezikojnë të përballen me akuzat për shkeljen e ligjit kundër pornografisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb