NGA ENIDA HIMAJ*

Morena është konsideruar një ndër 100 femrat më të bukura në Botë. E në fakt bukuroshja ka joshur jo pak me sensualitetin dhe imazhet seksi që gjithnjë shfaq. Në këtë rrëfim për “Bluetooth”, modelja shprehet se nuk është në karakterin e saj të kopjojë, e aq më pak Kim Kardashian. Jeta e Morenës është e mbushur me shumë dashuri, pasi edhe pse nuk shfaqet kurrë me një mashkull në foto, ka në krah familjen, shoqërinë si dhe fansat e shumta. E në fund nuk lë pa na përshkruar edhe mashkullin e saj ideal, që më shumë se gjithçka tjetër duhet të jetë i vërtetë.
Morena bionde, pse ky ndryshim?
Kam filluar të ndryshoj që prej 4 muajsh më parë, por mu deshën disa muaj derisa erdha tek ngjyra bionde sepse isha totale zeshkane.
Thonë që ke kopjuar Kim Kardashian a është e vërtetë?
Respekt për të gjitha femrat që marrin frymë në botën tonë të bukur, por asnjëherë nuk nënvlerësoj vetveten duke imituar dikë, sepse jam e lindur me një stil të veçantë që e krijoj vetë.
Jeni ndër 100 imazhet më të bukura në Botë, sa e vlerësuar ndjeheni?
Unë vlerësoj çdo sukses e dhuratë që më dhuron Zoti dhe ndihem shumë krenare të jem në 100 femrat më të bukura të Botës sepse brenda saj gjendet Kosova dhe bukuria shqiptare.
Shfaqeni gjithmonë e vetme në foto a jeni single?
Nuk shfaqem asnjëherë vetëm, ndaj me ju familjen, shoqërinë, jetën dhe ditët besoj se jeta private do të thotë privatësi.
Çfarë duhet të ketë një mashkull që t’ju joshë?
Asgjë më shumë se i vërtetë.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: