Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për pedagogun e mjekësisë të lëndës së urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili akuzohet për korrupsion.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar deklarimin fajtor të Faskaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të kësaj dispozite që është aktualisht në fuqi) dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Po kështu prokuroria kërkon heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjet për të.

Pedagogu i mjekësisë u denoncua nga një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në një emision investigativ se i kishte marrë 150 euro që t’i ndryshonte notën nga 4 në 8. Studentja pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb