KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është drejtuar sot Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës duke paditur disa persona, të cilët në dy video të shpërndara në mediat kosovare, flasin për fajde dhe se kryeparlamentari, siç thonë ata,  ka përftuar në pazare të ndryshme  mbi 200 mijë euro.

Me një status në “Facebook”, kreu i legjislativit kosovar  thekson se emri i tij është keqpërdorur nga një grup, të cilin e etiketoi si kriminal, ndërsa ka mohuar kështu në mënyrë kategorike të ketë gisht në këtë mes.

“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb