TIRANE- Prokuroria ka kërkuar sot 4 vite burg për prokurorin Haxhi Giu, i cili akuzohet për veprën penale ‘Korrupsion pasiv’.

Sakaq, organi i akuzës ka kërkuar që Giu mos të ushtrojë detyrën e tij për 3 vite. Sakaq, prokuroria kërkoi edhe 2 vite burg për Aleks Shporrin. Gjykata e Krimeve të Rënda më 15 prill vendosi gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giu, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Haxhi Giu akuzohet se mori 29 mijë euro për ndryshim akuze.

Ndërkaq, gjykim të shkurtuar, gjykata vendosi edhe për Aleks Shporin, i akuzuar për korrupsion aktiv, si bashkëpunëtor i tij. Paratë janë marrë nga vëllai i të arrestuarit me qëllim uljen e dënimit të personit të akuzuar për lëndë narkotike.

Prokurori akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë të drejtësisë. Ai njihet edhe si hetuesi i vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Edhe Apeli e la në fuqi këtë vendim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: