LUSHNJE- Drejtori i Hipotekës në Lushnjë është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi akuzohet për “korrupsion pasiv”. Ndalimi i 29-vjeçarit Elvis Bajaziti është bërë pas një urdhri të Prokurorisë.

Bashkë me Bajazitin është ndaluar edhe shoferi i tij Aurel Tiranishti, mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë.

Bajaziti dhe Tiranishti u kapën duke i marrë 3000 euro qytetarit me inicialet A.P, ryshfet ky në këmbim të një certifikate pronësie.

Përveç akuzës për korrupsion pasiv, mbi dy të ndaluarit rëndon edhe akuza për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb