TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” dosjen e grabitësve të vilave, në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Në dosjen që “BalkanWeb” e ka të plotë, mes të tjerash, është edhe momenti i grabitjes së një vile luksoze, që nga momenti që autori hyn brenda, duke kapërcyer murin rrethues, e deri kur largohet me eurot dhe sendet e marra.

Në dosjen e prokurorisë është zbardhur dëshmia e njërit prej pesë të arrestuarve, Dajvid Dosti, i cili tregon si ka arritur ta hapë kasafortën e vilës luksoze, prej ku ka marrë 4 pako me euro dhe disa bizhuteri.

“Jam nisur në drejtim të shtëpisë me anë të telefonit, nëpërmjet ‘Google maps”, siç me kishte treguar Dorjani, drejtimi që unë mora në fillim ishte majtas dhe më pas djathtas dhe gjithë kësaj kohe orientohesha nga telefoni për drejtimin e banesës. Më pas, kam kapërceva murin e shtëpisë dhe kam hyrë në oborrin e banesës, kam marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese, e cila ishte e hapur fare. Menjëherë kam hyrë brenda dhe kam kontrolluar nëpër shtëpi, ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi kam kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë, kam gjetur një kasafortë, e cila ishte e mbyllur, e hapa me kacavidën dhe Krikon që kisha me vete në cantë, gjithashtu gjate gjithe kesaj kohe që kam qendruar ne banese, perreth nje ore, kam komunikuar me radio marrëse dhënëse.

Kasaforta ishte me kod dhe kam qëndruar rreth një orë për ta hapur, pasi e kam hapur, aty kishte një shumë të konsiderueshme parash, të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte, por kam marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë kam marrë edhe disa bizhuteri, të cilat ishin në kuti të ndara, pasi kam marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung, gjithashtu kam marrë dhe një palë vëth, gjithashtu kam marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion. Më pas, kam dalë nga kjo banesë, ku kam qëndruar rreth një orë dhe kam marrë drejtimin për të dalë andej nga hyra, pra duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese. Pasi kam kapërcyer murin, kam ikur për nga Qendra tregtare “TEG”, në drejtim të disa taksive dhe gjatë kësaj kohe jam arrestuar nga Policia. Personat e tjerë nuk i njoh me emra, pasi ishte hera e parë që i shikoja, por po t’i shoh përsëri, edhe mund t’i identifikoj, kam lëvizur në mjetin tip Ford, emrat e të cilëve nuk i di, ndërsa Dorjani nuk e di me cfarë mjeti ishte”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb