Një qytetare ka përfunduar në Gjykatën e Posaçme për shkak të sekuestros mbi apartamentin e saj. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e qytetares, e cila kërkon heqjen e sekuestros mbi një apartament që pretendon se ia ka blerë Eldi Dizdarit.

Qytetarja pretendon se apartamenti është blerë përpara se të vihej nën sekuestro pasuria e Dizdarit nga drejtësia. Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai për trafik droge për llogari të Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb