Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch (HRW) ka deklaruar se presidenti i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe duhet të urdhërojë menjëherë forcat e sigurisë që të ndalojnë çdo përdorim të paligjshëm të forcës kundër protestuesve.

Gjithashtu, kërkohet që të gjithë personat të cilët janë arrestuar në mënyrë arbitrare të lirohen, ndërsa personat përgjegjës për abuzimet e kryera ti nënshtrohen një procesi hetimi dhe më tej të dënohen.

“Vetëm një ditë pas marrjes së detyrës, Presidenti Wickremesinghe ‘mbikëqyri’ një sulm brutal nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve paqësorë në zemër të Colombo. Ky veprim dërgon një mesazh të rrezikshëm për popullin e Sri Lankës se qeveria e re synon të veprojë me forcë brutale, jo me sundim të ligjit”, tha drejtori i HRV në Azinë Jugore, Meenakshi Ganguly.

Ai shtoi se partnerët ndërkombëtarë të Sri Lankës duhet të dërgojnë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë se nuk mund të mbështesin një administratë që shkel të drejtat e popullit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb