Pasi siguroi mandatin e tretë si lider i Partisë Komuniste, Xi Jinping është shprehur sot se bota ka nevojë për Kinën.

“Kina nuk mund të zhvillohet pa pjesën tjetër të botës dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën, ” tha Xi.

Ai më tej ka theksuar se vendi i ka pasur zhvillim të shpejtë sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit social.

Kujtojmë se Xi Jinping siguroi mandatin e tij të tretë pas Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilin lideri 69-vjeçar konsolidoi më tej pushtetin e tij.

 

Kush janë anëtarët e Komitetit të ri të Përhershëm?

Li Qiang: Është diçka e mahnitshme që Xi ka vënë shefin e Partisë së Shangait në krye të ekonomisë së Kinës si Kryeministrin e ri dhe udhëheqësin numër dy.

Ai ishte përgjegjës për dështimin kur Shangai u mbyll dhe ata nuk mund të ushqenin dhjetëra miliona njerëz. Emërimi i tij do të shihet si besnikëri ndaj Xi Jinping që është shumë më e rëndësishme se kompetenca.

Cai Qi: Një Sekretar i Partisë së Pekinit, i cili është një mbështetës shumë i hapur dhe me zë të lartë i Xi Jinping.

Ding Xuexiang: Një ndihmës i ngushtë që ka shoqëruar Xi Jinping në të gjitha udhëtimet e tij këtë vit.

Li Xi: Një Sekretar Partie në Guangdong i cili gjithashtu ka pasur lidhje të forta me Xi. Një herë ai u dërgua në Liaoning për të marrë përsipër dhe ndëshkuar ata që manipulonin shifrat e PBB-së në provincën verilindore.

Zhao Leji dhe Wang Huning u rizgjodhën, pasi ishin në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: