SHKODRA

Gazetari Senad Nikshiqi ka dhënë për BalkanWeb detaje për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Ai zbulon se tre ditë më parë Mustafa mori dy mesazhe në celular në darkë për të dalë jashtë shtëpisë.

Dyshohet se ai nuk ka qenë me automjet, por vetëm teksa ishte nëna e tij që ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij në Polici.

Po ashtu ai është gjetur mbrëmjen e kaluar i ekzekutuar me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb