TIRANË

Alda Bogdani, një grua e suksesshme në rrjete sociale ka ndarë përvojën e saj si blogere me mijëra ndjekës në studion e “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe.

Pas prezantimit të një materiali praktik me sugjerime për një hekurosje dhe palosje praktike të rrobave, regjistruar në ambientet e shtëpisë së saj së arreduar me shumë shije, Alda foli edhe për mënyrën e organizimit të kohës, kur i duhet të kujdeset për tre vajzat e saj, më e vogla është vetëm 5 vjeç.

Bogdani gjen një hapësirë modeste për të vlerësuar edhe mbështetjen nga bashkëshorti, ndërsa shpreh edhe kënaqësinë për të publikuar jetën e saj si frymëzim e pozitivitet edhe për ndjekësit në blog.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: