Reperi nga Kosova, Fero bashkë me menaxherin e tij Mehmet Elshani dhe me truprojën e label-it janë shoqëruar në Stacionin e Policisë me dyshimin se janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin me grushte para dy ditësh.

Lajmi për ndalimin e reperit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo konfirmoi se Fero dhe dy personat e tjerë të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Tre personave të dyshuar nga prokurori i shtetit u është shqiptuar masa e ndalimit, të njëjtit do të dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”- ka thënë Ahmeti.

Policia ka konfirmuar se njërit nga të dyshuarit i është gjetur një elektroshok.
-640-0-5ab3e748b41a7
Kujtojmë se më herët u arrestuan edhe 4 personat që ushtruan dhunë ndaj Feros, por më pas u liruan.
“Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: