Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç ka dhënë një deklaratë para prokuroriT. Kështu ka deklaruar kryeprokurori Special i Malit të Zi.

Ai, siç thuhet, ka dhënë deklaratë lidhur me kërcënimet që i ka marrë përmes rrjeteve sociale.

Katniç gjithashtu tha se po zhvillohet një hetim lidhur me deklaratën e Abazoviqit se dikush i ofroi para, për të cilat ai foli në emisionin Naçisto, raporton portali RTCG.

Katniç nuk mund të thoshte nëse çështja specifike përfshinte korrupsion politik, por vuri në dukje se prokuroria do të kryejë të gjitha kontrollet dhe do ta hetojë çështjen deri në fund, pas së cilës do të përcaktohet nëse çështja ishte nën juridiksionin e prokurorit special.

Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të partisë URA, së fundmi njoftuan se kreytari i kësaj partie, Abazoviç, mori kërcënime serioze. Mediat njoftuan se Abazoviç u kërcënua nga një anëtar i një grupi kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: