Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ishte larguar nga burgu me leje, por nuk ishte kthyer brenda afatit.  Sipas policisë, Lakësi Ceka, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë ishte i dënuar me 9 vite burg për drogë.

35-vjeçari mori leje me 9 nëntor 2018 për të shkuar në shtëpi në Tepelenë dhe nuk u kthye në institucion në datën e përcaktuar. Ky veprim vuri menjëherë në lëvizje autoritetet policore.

“Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:

C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar. Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: