Personi që shikoni në foto është efektivi i Policisë rrugore, Florenc Bicerri që është arrestuar në Turqi pasi është kapur me një sasi droge.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se efektivi ka marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor, kur ka udhëtuar drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit.

Autoritetet turke arrestuan Bicerrin së bashku me shtetasin Kujtim Çeliku pasi të dy shqiptarët u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, ende të pakonfirmuar.

Ndërkohë që prej datës 8 tetor, Komisariati rrugor në Tiranë ka nisur hetimin disiplinor për efektivin si dhe procedurën për largim e tij nga forca për shkak të mosparaqitjes në ambientet e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb